Kupa e Shqiperise

TAFILI: GOLI I SHKĖLQYER? E RĖNDĖSISHME ISHTE FITORJA E EKIPIT

TAFILI: GOLI I SHKĖLQYER? E RĖNDĖSISHME ISHTE FITORJA E EKIPIT

Njė gjuajtje e shkėlqyer nga jashtė zone, ka bėrė qė topi tė pėrfundojė nė rrjetėn e portės sė Teutės dhe jo vetėm kaq. Kjo kryevepėr i dha fitoren Vllaznisė dhe po ashtu, hodhi edhe njė hap tė rėndėsishėm pėr kualifikimin nė turin tjetėr tė Kupės. Alsid Tafili ėshtė i kėnaqur natyrisht pėr kėtė gol por nuk ka dėshirė tė ndalet nė aspektin personal. Nė njė prononcim pėr mediat, ai shprehet se ishte njė fitore e rėndėsishme pėr skuadrėn. "Njė ndeshje e rėndėsishme, njė fitore e rėndėsishme pėr skuadrėn tonė,pėr synimet dhe objektivat qė ka klubi si pėr mesin e tabelės nė kampionat, por edhe nė kupė kėtė vit sepse mund tė kapim Kupat e Europės nėpėrmjet saj. Pėr kėtė duhet tė japim maksimumin edhe nė ndeshjen e kthimit qė nė fillim tė kalojmė kėtė tur dhe pastaj tė mendojmė edhe pėr ndeshjet e tjera"- thotė Tafili.